Deputeti i LDK-së: Duhet konsultime në parti për Bekim Sejdiun
31/08/2026
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka folur për mundësinë që të votoj Bekim Sejdiun për president të Kosovës.
Sadiku, në një lidhje telefonike në “Debat Plus”, tha se qëndrimi i tij për këtë çështje varet nga vendimi i partisë.
“Varet prej partisë. Unë qëndroj, nëse LDK-ja dakordohet me bo këtë punë. Bekimin e njoh, është kandidat që i plotëson krejt kushtet. Shpresoj që ta shoh president”, tha Sadiku.
Ai theksoi se për një çështje të tillë duhet të ketë fillimisht dakordim brenda partisë dhe se kjo çështje nuk është diskutuar ende në Grupin Parlamentar të LDK-së.
“Pa u marrë vesh brenda partisë, edhe babën tem me pasë duhet me konsultu me partinë. Nuk është diskutu brenda Grupit Parlamentar”, deklaroi Sadiku.


