Please enter at least 3 characters.

Depresioni, çrregullimet bipolare dhe skizofrenia, neuropsikiatri Sami Rexhepi flet për shëndetin mendor dhe sëmundjet

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për shëndetin mendor dhe sëmundjet, si depresioni, çrregullimet bipolare, skizofrenia, etj.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi ka folur për sfidat më të mëdha që përballen njerëzit në Kosovë kur bëhet fjalë për shëndetin mendor.

Ai ka folur për simptomat që mund t’i kemi kur përballemi me probleme të shëndetit mendor, ndikimin e stresit, rëndësinë e gjumit, ndikimin e lojërave dhe rrjeteve sociale te fëmijët, etj.

“Një prej indikatorëve shumë të rëndësishëm sa i përket shëndetit mendor është gjumi. Nëse e shohim se po fillojmë të flemë më gjatë, ose po vuajmë për gjumë, po flemë më pak. Mandej indikator tjetër është mënyra se si ushqehemi.. po marrim ushqim pa kontroll ose po ushqehemi fare pak.. Këto janë shenja se duhet me pyet se gjithmonë ekziston një arsye pse. Nuk është alarm për tu frikësuar, por alarm për ndërgjegjësim dhe kujdes më të madh”, tha ai.

Doktori Rexhepi ka folur edhe lidhur me atë se a janë trashëguese sëmundjet mendore, si po ndikon marihuana në ‘zgjimin’ e gjeneve që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, çka është depresioni, çrregullimet bipolare e skizofrenia.

Të gjitha këto mund t’i ndiqni në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.

Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/