Please enter at least 3 characters.

Depay drejt Serie A, Roma dhe Inter në garë për holandezin

2018/02/GettyImages-863149554-e1519650980544.jpg
292:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 19: Memphis Depay of Lyon holds the #equalgame banner alongside a mascot prior to the UEFA Europa League Group E match between Everton FC and Olympique Lyon at Goodison Park on October 19, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Memphis Depay mund të largohet nga Lyoni për tu transferuar në kampionatin italian Serie A.

Holandezi ka rilindur pas transferimit te Lyoni nga Manchester United ku nuk tregoi atë që pritej.

Në 36 ndeshje në të gjitha garat, Depay ka arritur të shënoj 12 gola me fanellën e Lyonit nëntë prej të cilëve në Ligue 1.

Përveç golave të shënuar anësori holandez ka asistuar në nëntë të tjerë për bashkëlojtarët e tij.

E kjo ka bërë që dy gjigantët italian, Roma dhe Inter të mendojnë për transferimin e tij në verë.

Depay iu bashkua Lyonit për vetëm 16 milionë euro por që çmimi i tij tani është shumëfishuar.

Sipas medieve franceze, Lyon mund ta lë të lirë nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro.

Kujtojmë që 24-vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/