Please enter at least 3 characters.

Dënohet me 2 mijë euro AAK-ja në Prishtinë

2021/02/146077128_10224590625495721_2060074323934474330_o-e1612454009965.jpg

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me gjobë prej 2 mijë eurosh për shkak të shkeljes së Ligjit antiCOVID.

Kështu ka bërë të ditur kryeinspektori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka publikuar disa fotografi të cilat i kishte publikuar kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj gjatë një tubimi ku ishin mbledhur persona të shumtë brenda një hapësire të mbyllur.

“Askush mbi ligjin. Grumbullim i më shumë njerëzve - në kundërshtim me vendimin qeveritar; Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19”, shkruan Tahiri. /Telegrafi/