Please enter at least 3 characters.

Dënohet me 18 vite burg, burri që dogji gruan për së gjalli (Video)

2016/01/d-euml-nohet-me-18-vite-burg-burri-q-euml-dogji-gruan-p-euml-r-s-euml-gjalli-video_hd.jpg

Efimov dëshironte që gruaja t’i kthehej në shtëpi, por Ana kishte ndarë mendjen dhe nuk pranonte.

Burri 33-vjeçar shkoi në supermarketin ku ajo punonte dhe deshi të merrte atë me forcë, e kur pa se nuk po mundet, i hodhi benzinë dhe dogji, transmeton Telegrafi.

Pamjet që ka regjistruar kamera e sigurisë, ka shokuar opinion në Rusi, ku shihet 25-vjeçarje duke vrapuar e ndezur në flakë.

Nga djegia që ka marrë, ajo ka vdekur pa mbërritur në spital, kurse Efimov është arrestuar pak kohë më vonë.

Efimov është akuzuar për vrasje mizore dhe detyrim, për çka ka marrë dënimin prej 18 vitesh burgim. /Telegrafi/