Dënohet me 12 vjet burg sulmuesi i gazetës daneze
31/05/2011
Lors Doukaiev, i lindur në Belgjikë ishte arrestuar më 10 shtator pasi kishte shkaktuar aksidentalisht një shpërthim në hotelin Jorgensen në kryeqytetin danez, gjatë të cilit u lëndua vetëm ai, njofton RFE.
Gjykata në Kopenhagë vlerësoi të martën se qëllimi i Doukaiev-it kishte qenë dërgimi i një bombe të përbërë nga aceton peroksidi në të përditshmen Jyllands Posten.
Karikaturat e profetit islam të publikuara në këtë gazetë kishin skandalizuar myslimanët duke nxitur protesta të dhunshme në 2005 në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. /Telegrafi/


