Please enter at least 3 characters.

Dënohet gjyqtari i ndeshjes Fiorentina-Inter: Tri xhiro në Serie A dhe asnjë ndeshje referim për zikaltrit në këtë sezon

2019/02/Danilo-DAmbrosio-e1551185344121.jpg
284:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 24: Rosario Abisso referee speaks with Danilo D'Ambrosio of FC Internazionale during the Serie A match between ACF Fiorentina and FC Internazionale at Stadio Artemio Franchi on February 24, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi barazoi në Artemio Franchi me Fiorentinan me rezultat 3-3, në një ndeshje me shumë polemika.

Ajo më e përfolura, që edhe që ndikoi në rezultatin e ndeshjes ishte kur gjyqtari Rosario Abisso dha penallti për vendasit në minutat e fundit të ndeshjes dhe ata shënuan për rezultatin 3-3.

Topi kishte prekur në gjoksin e Danilo D’Ambrosio, por gjyqtari Abisso pasi u konsultua edhe me VAR-in akordoi penallti.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Kjo normalisht që nuk i pëlqeu klubit zikaltër të cilët më pas edhe u ankuan, Federata e Futbollit e Italisë shqyrtoi gjithë këtë dhe mori vendim që ta suspendojë për tri xhiro në Serie A.

Për më shumë Abisso nuk do të referojë në asnjë ndeshje të Interit këtë sezon.

Aktualisht Interi renditet në vendin e tretë në Serie A me 47 pikë, dy më shumë se Milani një pozitë më poshtë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Cagliarit. /Telegrafi/