Dëmtohet ndriçimi publik në Suharekë, Muharremaj thotë se po bëhet në mënyrë të qëllimshme
26/06/2019
Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar qëllimisht ndriçimin publik në komunën e Suharekës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.
Muharremaj u ka bërë apel policisë dhe organeve kompetente që të patrullojnë më shumë tek kjo zonë.
Postimi i plotë:Ndriçimi është dëmtuar rëndë në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë.Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapësirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre.Apeloj tek organet kompetente sidomos tek Policia, që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tonë. /Telegrafi/


