Please enter at least 3 characters.

Demonstruesit: Kosova në BE, jo nën BE

2016/01/f.0914124726931_m.jpg

Demonstrata e filluar para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ka mbledhur një numër jo shumë të madh të qytetarëve – ndërsa vazhdon me një marshim të demonstruesve para institucioneve të vendit, për të përfunduar më pastaj para selisë qendrore të EULEX-it.


Visar Imeri nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në fjalën e mbajtur para BKUK-së, tha se nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, i jep qasje Beogradit në dokumentet dhe dosjet e Policisë së Kosovës, ndërsa e kundërta nuk vlen edhe për Beogradin.

Ai po ashtu ka kritikuar edhe nënshkrimin e protokolleve të tjera që janë paralajmëruar në fushën e dogave dhe të gjyqësisë, duke vlerësuar se në këtë mënyrë Kosovës jo vetëm që i mohohet pavarësia, por edhe i pamundësohet që edhe në të ardhmen ta ushtrojë atë.

Organizatorët e demonstratës kanë akuzuar krerët e institucioneve shtetërore të vendit, të cilët sipas tyre, nuk punojnë për Kosovën dhe popullin e saj, por për interesa të veta. /Telegrafi/