Please enter at least 3 characters.

Demonstratat pas vdekjes së George Floyd - protestuesit vendosin një kokë derri para stacionit të policisë në Los Angeles

2020/06/29406332-8402771-image-m-5_1591712268569-e1591719325140.jpg

Një kokë derri i përgjakur u la gjatë fundjavës jashtë një stacioni policie në Los Angeles, pas protestave kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mesazhi u la të shtunën pasdite para stacionit Rampart.

Lidhur me këtë rast, departamenti i policisë po përpiqet të marrë vesh se kush e vendosi kokën e derrit jashtë stacionit, duke i vëzhguar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Koka e derrit siç shihet në imazhin e mëposhtëm u nda në mediet sociale, ndërsa u bë virale nga përdoruesit.

“Nuk arrij ta besoj! Kjo është e tmerrshme! Nuk mund t’i besoj syve të mi”, tha një qytetar në Facebook. /Telegrafi/