Demokratët akuzojnë kryeprokuroren për sabotim të hetimeve
18/02/2011
Deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi Ina Ramën se po ecën me të njëjtën linjë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe se po kërkon të përjashtojë nga hetimet organizatorët e dhunës.
“Ju sulmuat mbrojtësit e institucioneve, ndërkohë që organizatorëve nuk i është prekur asnjë fije floku”, tha Noka, duke iu drejtuar kryeprokurores.
Noka e quajti këtë një akt të papërgjegjshëm të kryeprokurores dhe cenim të sigurisë së vendit. /Telegrafi/


