Please enter at least 3 characters.

Demiri falenderon eurodeputetin Mandel për angazhimin e tij për Kosovën

2023/07/362941391_10160099737079915_849168907559174522_n-e1690141386718.jpg

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se është takuar me mikun e madh të vendit tonë, Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian.

Demiri, në një postim në Facebook, ka falënderuar eurodeputetin austriak për angazhimin e tij të palodhshëm në të gjithë proceset e rëndësishme për Kosovën.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sërish në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem mikun e madh të Kosovës, z. Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian. E falënderova z. Mandl për angazhimin e tij të palodhshëm në të gjithë proceset e rëndësishme për shtetin tonë”, shkruan Demiri në Facebook.