")
Please enter at least 3 characters.

Demi: Në bazë të sondazheve të papublikuara, LDK del 14%

2016/03/agron-1.jpg

Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se nuk beson që ka me pas parti të radhës dhe po ashtu tha se nuk beson që ka me pas sukses formatizimi i Qeverisë.

Ai ka thënë se përvoja tregon se riformatizimi nuk sjell ndryshim, ndërkaq sipas tij, kryeministri Mustafa mundet me pas presion për postin e ministrit të Punëve të Jashtme, për shkak se, qysh tha ai, ai post ka shumë benificione.

“Ministria e Drejtësisë s’ka shumë rol, se njëherë asht marre EULEX me rastet, e tash Gjykata Speciale me rastet me të rëndësishme”, tha Demi në emision Rrokum Roll të Rrokum TV, lidhur me lajmin për Hajredin Kuçin.

Ai shtoi se nëse ndodh dorëheqja e tij, ky s’është ‘kompiri’ i vetëm i nxehtë që po i mbetet në duar LDK-së.

E për opozitën, Demi tha se e ka paralajmërua edhe ma herët se 3 partitë kane probleme dhe se nuk mendon që do të shkojnë në zgjedhje me një listë.

Për shtyrjen e datës së protestës, Demi tha se kjo tregon se partitë nuk janë aq të qëndrueshme dhe se nuk janë të pajtimit as liderët opozitarë për veprimet e tyre.

“Kishin me u dëmtue ma shumë se LDK-ja, e cila ne baze të sondazheve po del me 14-15% sa i përket besueshmërisë së qytetareve”.

Ndërkaq, duke i përmend kauzat e opozitës, Demi tha se duhen të zgjerohen kauzat nëse duan me pas  protesta ma masive.

“Fatkeqësisht e ka dëmtue shumë opozitën e bashkueme. Kam thane edhe këtu që e vetmja mënyre për me kuptue Qeveria që duhet me u doreheqë asht me protesta ma masovike dhe ma të gjata se 2 orë. Dy ore protestë çdo 1 muej e gjys, e përballon çdo Qeveri”, tha krejt ne fund Demi. /RrokumTv/