Demi Moore, fantastike si bionde
21/07/2020
Përgjigjja e pyetjes: "A duhet të ndryshoj flokët?", është gjithmonë "po".
Pritini, shtoni zgjatime, lyeni me rozë, shkurtoni balluket ose bëhuni më bionde se sa keni qenë më parë.
Disa të famshme ndryshojnë ngjyrën e flokëve çdo javë, disa çdo ditë dhe së fundmi edhe Demi Moore iu bashkëngjit ndryshimeve.
Duke promovuar serinë e saj të re, "Brave New Look", Moore debutoi një prerje ‘bob’ të shkurtër, bionde.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja ka pësuar një transformim dramatik për një rol, Moore u bë tullace në serinë e filmave "GI Jane" në vitin 1997. /Telegrafi/


