Please enter at least 3 characters.

Demi Lovato do performojë këngën që e ka shkruar para mbidozës në Grammy Awards

2020/01/GettyImages-926589624-e1579771345991.jpg
148:"INGLEWOOD, CA - MARCH 02: Singer Demi Lovato performs at The Forum on March 2, 2018 in Inglewood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Performanca e Demi Lovatos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Grammy Awards, do të jetë shumë e veçantë.

Sipas TMZ, këngëtarja e famshme amerikane do të interpretojë një këngë krejtësisht të re, e cila u shkrua dhe u regjistrua vetëm disa ditë para mbidozës së saj gati-fatale, në verën e vitit 2018.

Kënga gjithashtu raportohet se do të dalë në treg pas ceremonisë, që njëherësh do të jetë performanca e parë e drejtpërdrejtë e Lovatos që nga incidenti.

Sipas burimeve, kënga është një "stil i madh baladash" që do të pasqyrojë gjendjen e saj mendore pak para mbidozës.

Titulli i këngës është akoma i panjohur.

Projekti gjithashtu pritet të shfaqet në albumin tjetër të Lovatos, të cilin ajo e konfirmoi në Twitter se po punonte që një kohë rreth tij.

Ariana Grande, Lizzo, Billie Eilish dhe shumë të tjerë do performojnë në Grammy Awards.

Lovato po ashtu është përzgjedhur të interpretojë edhe në himnin kombëtar para lojës së këtij viti në Kampionatin NFL.

Shakira dhe Jennifer Lopez do të performojnë në shfaqjen e pjesës së parë. /Telegrafi/

Demi Lovato (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)