Demi e quan komedi veprimin e kryeministrit Haradinaj me ish-ministren Reshitaj
06/08/2018
Agron Demi, nga Instituti GAP, ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, i cili sot kishte pritur në një takim lamtumirës ministren e dorëhequr të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, por të cilën vetëm pak orë me vonë e ka emëruar këshilltare të tij politike.
Demi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur komedi veprimin e sotëm të kryeministrit Haradinaj.
Postimi i plotë i Demit:“Për Kryeministrin e ardhmja nënkupton pas 5 orësh :). Qeveri që nuk sheh më larg se hunda.Paradite takohen dhe i uron fat për të ardhmen, pas dite e thirr dhe i thotë hajde se erdh e ardhmja :) #komediOse qeveritaret i ka kap "Sindromi Gjergj Dedaj" - ose pushtet, ose foli” (sic.), ka shkruar Demi. /Telegrafi/


