Del Bosque: Ndaj Francës kishte gjera pozitive
Tekniku spanjoll është i bindur se dal nga dalë skuadra e tij do të ecën përpara.
“Fitorja nuk është gjithçka. Nuk mundëm ta mposhtnim Francën, por sfida kishte gjëra pozitive për ne, sidomos përsa i përket imazhit. Na kushtoi shumë fakti që pësuam gol, megjithatë në linja të përgjithshme ishte një ndeshje e mirë dhe e ekuilibruar. Pak e nga pak do të ecim përpara”, tha Del Bosque.
Ai mendon lojtarët e rinj mund të jenë pjesë e kombëtares spanjolle, sepse sipas tij, paraqitje e tyre ishte e mirë.
“Treguam që jemi një ekip i mirë. Të rinjtë u shfaqën në nivelin për të qëndruar me ne. Paraqitja e secilit ishte e mirë. Jemi në një fazë ku por rigjenerojmë grupin, por nga ana tjetër kemi ruajtur një bërthamë të rëndësishme. Duhet të jemi të qetë, sepse të hënën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme”, theksoi Del Bosque.


