Pa ujë një pjesë e Vushtrrisë, defekti pranë Kalasë shkakton ndërprerjen
31/08/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Vushtrrisë ka mbetur përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, shkak i ndërprerjes është një defekt në rrjetin e ujësjellësit në afërsi të Kalasë së Vushtrrisë.
KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet do të intervenojnë për sanimin e problemit, ndërsa furnizimi me ujë do të rikthehet pas përfundimit të punimeve.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/


