Please enter at least 3 characters.

Dedikim për nënat: David Dreshaj vjen me projektin e ri “T’kam ty mama”

Këngëtari shqiptar David Dreshaj ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor, një këngë plot ndjenjë dhe dedikim për nënën.

Projekti i ri titullohet “T’kam ty mama”, një këngë e cila u publikua në një datë simbolike – më Dita Ndërkombëtare e Gruas, më 8 Mars. Siç kishte paralajmëruar edhe vet artisti, kjo këngë erdhi si një dedikim i veçantë për jetën e tij dhe për të gjitha nënat kudo që ndodhen.

Që nga publikimi, projekti ka nisur të dëgjohet dhe të komentohet pozitivisht nga publiku, duke prekur shumë njerëz me mesazhin e tij emocional dhe fjalët e ndjera që i kushtohen figurës së nënës.

Sa i përket realizimit muzikor, për muzikën, melodinë dhe beatin është kujdesur producenti i njohur Darko Dimitrov, ndërsa teksti është shkruar nga Elinel, Muma dhe vetë David Dreshaj. Po ashtu, për procesin e incizimit dhe mix-master ka punuar sërish Darko Dimitrov.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është realizuar nga Mars Studio nën drejtimin e Endrit Rrahimi.

Projekti tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po konsiderohet si një dhuratë e veçantë për nënat – një këngë që qetëson shpirtin dhe që shpreh dashurinë e thellë për figurën e nënës, e cila meriton vlerësim jo vetëm nga fëmijët, por nga të gjithë. /Telegrafi/

- YouTubeyoutu.be