Please enter at least 3 characters.

Deda për grevën e mësimdhënësve: SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së

2019/01/ilir-deda-telegrafi1-780x439.jpg

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka komentuar disa prej zhvillimeve të fundit, duke përfshirë grevat në sektorin publik si dhe vazhdimin e taksës ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare- SHBA-ja dhe BE-ja.

Megjithatë, Deda nuk është ndalur me kaq.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij në Facebook: T’u kqyrë seri:- Vendin e kaplojnë grevat, si pasojë e përçarjes së PAN-it (SBASHK-u me një pjesë të PDK-së kundër AAK-së);- Protestojnë ish-punëtorët e KEDS-it, që duhet te protestonin të zyra e Thaçit si përgjegjësi kryesor për privatizimin kriminal të KEDS;- Protestojnë serbët në Shtërpce kundër hidrocentralit që kush nuk e din pse është ndërtuar në parkun nacional Brezovicë;- Një deputet i “mazhorancës” e shpallë të vdekur liderin e partisë më të madhe në vend;- Kalon data e “ultimatumit” amerikan për suspendim të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e po atë ditë pason edhe një çnjohje e pavarësisë së Kosovës;- Thaçi e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, e këta të delegacionit pa kuptim po heshtin;- Thaçi me Vuçiqin në Davos “bashkëbisedojnë” për ndarje të Kosovës;- Thaçi mashtron për “bashkimin e Mitrovicës”, duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës;E janari ende nuk ka përfundu. /Telegrafi/