“Debutim për tu mbajtur në mend” - Juventusi nuk i ndal postimet për Edon Zhegrovën
Edon Zhegrova ka bërë për vete Juventusin qysh në ndeshjen e parë me fanellën e klubit bardhezi, ku edhe debutoi.
Juventusi luajti të martën mbrëma me Borussia Dortmundin në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.
Ky takim ishte i zjarrtë pasi u shënuan tetë gola në pjesën e dytë, me ekipet që morën nga një pikë pas një barazimi 4-4.
Megjithatë, Zonja e Vjetër deri në minutat e fundit ishte duke humbur 2-4 dhe njëri nga lojtarët që ndikoi në barazimin e rezultatit ishte pikërisht ylli kosovar, Zhegrova.
La prima di Edon ⚪️⚫️✨ pic.twitter.com/wXMqABtO4R
— JuventusFC (@juventusfc) September 17, 2025
Zhegrova mori minutat e parë me fanellën e Juventusit pas transferimit në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke u inkuadruar në minutën e 87-të në vend të Kenan Yildiz. Në minutën e katërtshtesë, Juventusitshënoidyherë duke marrnjëbarazimqëmundtëjetëirëndësishëm, qësipasnjohësëvemeritëkishteedhe Zhegrova.
Juventusi nuk i ka ndalur postimet në rrjetet sociale për “Diamantin e Kosovës”, ku në njërin prej tyre shkruhej: “Debutim për tu mbajtur në mend”.
Ky ndikim i sulmuesit prishtinas ka bërë për vete tifozët bardhezi, të cilat nuk i ka kursyer pëlqimet në rrjetet sociale. /Telegrafi/


