De Laurentiis refuzon ofertën marramendëse të amerikanëve për blerjen e Napolit
Pronari dhe presidenti i klubit italian, Napoli, Aurelio De Laurentiis thuhet se ka refuzuar një ofertë shumë të madhe nga një miliarder amerikan i cili ishte i interesuar ta blinte klubin napolitan.
Sipas Corriere dello Sport, pronari i Napolit, De Laurentiis, ka refuzuar një ofertë me vlerë 2 miliardë euro nga një firmë amerikane për blerjen e klubit italian.
Propozimi thuhet se u bë nga një grup i udhëhequr nga Matt Rizzetta, President i ekipit të Serie C, Campobasso, dhe Napoli Basket, si dhe Themelues dhe Partner Menaxhues i firmës private të kapitalit Underdog Global Partners.
😨 De Laurentiis si tiene il #Napoli: rifiutata un'incredibile offerta da due miliardi di un fondo https://t.co/0yobZ6U82V
— Corriere dello Sport (@CorSport) May 23, 2026
Megjithatë, negociatat midis klubit Partenopei dhe ekipit të Rizzettas rezultuan të kota dhe më pas u pezulluan.
De Laurentiis nuk është i gatshëm t’i shesë gjigantët italianë dhe dëshiron të mbetet në krye të klubit, pasi klubi do të festojë 100-vjetorin e themelimit vitin e ardhshëm.
Ndryshe, vlera e klubit Napoli vlerësohet të jetë 800 milionë euro së bashku me asete, ndërsa vetëm skuadra vlerësohet rreth 400 milionë euro. /Telegrafi/


