Please enter at least 3 characters.

De Jong: Bëmë mirë ndaj Realit, VAR-i i favorizon klubet e mëdha

2019/02/Frenkie-de-Jong-Ajax.jpg
264:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - FEBRUARY 13: Frenkie de Jong of Ajax reacts during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Ajax and Real Madrid at Johan Cruyff Arena on February 13, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori holandez i Ajaxit, Frenkie de Jong ka thënë se ekipi i tij tregoi mjaftueshëm në ndeshjen ndaj Real Madridit, ndërsa ka shtuar se VAR-i i favorizon paksa klubet e mëdha.

Ajaxi humbi ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në shtëpi nga Real Madridi me rezultat 2-1.

Megjithatë, anulimi i një goli të vendasve në minutën e 38-të me anë VAR-it ka shkaktuar polemika të shumta.

UEFA doli me njoftim se goli u anulua me të drejt, ndërsa te klubi holandez janë ende skeptik në lidhje me këtë.

de Jong gjatë një dueli me Benzeman (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

De Jong beson se Ajaxi tregoi mjaftueshëm ndaj Realit, ndërsa për VAR-in mendon se i favorizon klubet e mëdha.

"Në Spanjë, ne duhet të luajmë ashtu siç bëmë këtu në shtëpi", ka thënë fillimsht De Jong për NOS.

"Me guxim dhe bindje, asgjë nuk është vendosur ende, por realiteti është se do të ndjejmë edhe më shumë presion para tifozëve të tyre".

"Si ekip, ne bëmë mirë. Është turp që goli ynë u anulua, ndoshta një gjë e tillë bie lehtësisht në favor të klubeve të madha", përfundoi mesfushori i Ajaxit. /Telegrafi/