Please enter at least 3 characters.

De Bruyne: E ardhmja ime nuk është e lidhur me Guardiolan

2021/11/de-bruyne-guardiola.jpg
188:"Manchester City manager Pep Guardiola (right) speaks to Kevin De Bruyne on the touchline the Premier League match at the London Stadium. (Photo by Justin Tallis/PA Images via Getty Images)
26:"PA Images via Getty Images

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne këmbëngul se e ardhmja e tij nuk është e lidhur me trajnerin Pep Guardiola.

Ylli belg pranon se nuk mund ta imagjinojë të luajë për një trajner tjetër në këtë fazë, megjithëse thotë se nuk do ta ndjekë atë nëse largohet ndonjëherë.

Në vend të kësaj, De Bruyne beson se trashëgimia e trajnerit të Guardiolës është aq e fortë sa që stili do të ruhet pasi ai përfundimisht të largohet.

“Do të ishte e çuditshme nëse nuk do të luaja më nën Pep, por nuk do të shkoja me të nëse ai largohej nga Manchester City dhe unë jam ende nën kontratë”.

“Por filozofia e klubit anon drejt kësaj, sepse ata luajnë kështu tek të rinjtë dhe gjithashtu me ekipin e femrave”, ka thënë De Bruyne.

Ndryshe, ylli belg ka bërë kapërcimin e nivelit të tij që nga ardhja e Guardiolas te City, pasi De Bruyne cilësohet si ndër më të mirët në botë viteve të fundit. /Telegrafi/