Please enter at least 3 characters.

Dasmë në Kullën e Haradinajve në Gllogjan, martohet djali i Shkëlzenit - Luan Haradinaj

Luan dhe Anila Haradinaj
(Foto: Norik Uka)

Luan Haradinaj, djali i Shkëlzen Haradinajt, është martuar sot (e premte), në një ceremoni familjare që është mbajtur në Gllogjan, në kullën e familjes Haradinaj.

Nga dasma janë publikuar edhe fotografi nga disa prej të pranishmëve, të cilët kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Ndërkohë, në një video të shpërndarë nga fotografi Norik Uka, Luani dhe partnerja e tij Anila shihen të buzëqeshur dhe më të lumtur se kurrë, teksa festojnë një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre.

Pjesë e ceremonisë, siç pritej, kanë qenë edhe figura të njohura të familjes Haradinaj. Në dasmë janë parë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në shoqërinë e bashkëshortes së tij Anita, si dhe deputeti Daut Haradinaj me bashkëshorten e tij, Lolën.

Dasma në Gllogjan ka sjellë atmosferë festive dhe urime të shumta për çiftin, ndërsa pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë marrë vëmendje të madhe. /Telegrafi/