Please enter at least 3 characters.

Dalja në votime e qytetarëve në shtatë komuna deri në orën 11:00, prin Prishtina me daljen më të lartë

2021/10/kk.jpg

Në tërë komunat e Kosovës është duke vazhduar procesi zgjedhor, ku qytetarët me votën e tyre sot do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.

Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dalja e qytetarëve në votime në tërë territorin e Kosovës ka qenë 8.21%.

Lidhur me këtë nga shtatë komunat e mëdha, dalje më e ultë e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 është vërejtur në komunën e Prizrenit, shkruan Telegrafi.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja në këtë komunë deri në këtë orë kanë dalë vetëm 6,21% e qytetarëve për të votuar.

Pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në votime padyshim është vërejtur në kryeqytet, ku deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë ushtruar 8,32% e qytetarëve.

Kujtojmë se të drejt vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë. /Telegrafi/

Më poshtë keni përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime deri në orën 11:00 në shtatë komuna:

Gjakovë 7,46%

Gjilan 7,02%

Mitrovicë 7,25%

Pejë 7,16%

Prishtinë 8,32%

Prizren 6,21%

Ferizaj 7,07%