Dalin pamje skandaloze nga tifozët duke e përdhosur fanellën e Cristiano Ronaldos te Al Nassr
29/01/2023
Duket se tifozët e Al Nassrit nuk janë të kënaqur me atë që po tregon Cristiano Ronaldo edhe pse ka luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare për ta.
Klubi arab e transferoi portugezin si lojtar të lirë, pasi e shkëputi kontratën me Manchester United në mënyrë reciproke.
Ylli 37-vjeçar nënshkroi kontratë 200 milionë euro në vit, mirëpo në dy ndeshjet e zhvilluara nuk ka arritur të shënojë gol.
Për më shumë, Al Nassr u eliminua nga Superkupa e Arabisë Saudite me rezultat 3-1, ndërsa tifozët e kanë shkelur fanellën e tij.
Duket se ata janë tejet të acaruar me portugezin dhe nuk janë të lumtur me ndikimin e tij në skuadër, duke çuar në një veprim të shëmtuar. /Telegrafi/


