Please enter at least 3 characters.

Dalin në shitje abonimet vjetore për ndeshjet e Vëllaznimit

2017/06/vellanz-e1499856563367.jpg

Vëllaznimi ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e ri të Superligës.

Klubi gjakovar ka vënë në shitje abonimet vjetore për tifozët e flaktë dhe ata që duan të përcjellin ekipin në elitën e futbollit kosovar.

Abonimet vjetore janë të ndara në kategorinë standarde dhe VIP.

50 euro kushton abonimi standard vjetor për sezonin 2017/2018, kurse VIP kushton 300 euro.

Shitja e këtyre abonimeve bëhet në zyret e klubit në stadiumin e qytetit të Gjakovës. /Telegrafi/