Please enter at least 3 characters.

Dalic: Jemi të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë

2018/07/ZlatkoDalic-2-1.jpg
251:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Zlatko Dalic, Head coach of Croatia gives his team instructions during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes në finale të Kampionatit Botëror, 'Rusia 2018'.

Përfaqësuesja ballkanike pësoi me rezultat 4-2 nga Franca dhe Les Bleus e ngritën Kupën e Botës.

(Foto: Getty Images)

Me gjithë zhgënjimin, trajneri kroat ka thënë se lojtarët e tij duhet të krenohen për suksesin e arritur.

"Urime Francës për titullin e tyre. Luajtëm mirë në 20 minutat e para, e kontrolluam ndeshjen".

"Pastaj ishte një autogol nga një ndërprerje. U kthyem, dominuam dhe pastaj u akordua penallti".

(Foto: Getty Images)

"Duhet t'i uroj lojtarët e mi, ishte ndoshta ndeshja më e mirë që e kemi zhvilluar në këtë kampionat, e kontrolluam lojën, por pranuam gola".

"Ndaj një skuadre të fortë si Franca nuk guxon të bësh gabime. Jemi paksa të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë", ka thënë Dalic në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Telegrafi/