Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri prezanton të dashurin e ri

2023/08/dafje-e1692914533713.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje të re dashurie.

Megjithëse e ka mbajtur kryesisht hermetike jetën e saj private, Dafina u dha së fundmi fansave një vështrim të perosnit që ka tashmë në krah.

E këtë e bëri përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej duke pozuar pranë të dashurit të saj të ri.

Këngëtarja e hitit "Kaje" mund të shihet e gjitha e buzëqeshur, ndërsa shijon momentet e këndshme në krahët e personit që tashmë ia ka marrë zemrën.

Fotografia është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, me shumë prej fansave që kanë komplimentuar çiftin.

Kujtojmë që kjo lidhje e Dafinës vjen pas një lidhje shumëvjeçare që ajo pati me DJ-in e njohur shqiptar, Geek. /Telegrafi/