Please enter at least 3 characters.

COVID-19 në Serbi, humbin jetën edhe 10 persona – konfirmohen 409 raste të reja

2020/07/613688_opener_210378_coronavirus_tausend_infektionen_momi_a-e1594050636315.jpg

Sipas të dhënave të fundit, në 24 orë e fundit në Serbi janë konfirmuar edhe 409 raste të reja me COVID-19.

Në anën tjetër është bërë e ditur se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 10 pacientë që nuk i mbijetuan infeksionit të coronavirusit, duke bërë kështu që numri i përgjithshëm i viktimave të shkojë në 518, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së djeshme janë testuar 10.634 persona, e numri i përgjithshëm i testuarve deri më tani ka arritur në 601.984.

Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se situata është duke u rënduar dita ditës. /Telegrafi/