Please enter at least 3 characters.

COVID-19: Italia do të fillojë të japë dozën e tretë të vaksinës këtë muaj

2021/09/dd-e1631084130762.jpg
481:"epaselect epa09038092 A doctor prepares his syringe with a dose of Oxford Astra-Zeneca COVID-19 vaccine before a first vaccine injection in Paris, France, 26 February, 2021. France begins vaccination of people aged 50 to 64 with Astrazeneca anti-covid19 vaccine as allowing doctors to vaccinate in their doctor's offices as the country is in the midst of a new wave of coronavirus (COVID-19) infections as the number of cases is increasing day by day. EPA/CHRISTOPHE PETIT TESSON
3:"EPA

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se Italia do të fillojë të japë një dozë të tretë të vaksinave kundër COVID-19 për grupet e njerëzve të konsideruar veçanërisht të brishtë.

"Ne kemi dozën e tretë në Itali", ka thënë Speranza të hënën, shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi.

"Ne do të fillojmë në shtator me pacientë të brishtë si ata nga onkologjia dhe pacientët me transplantime”.

"Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tashmë kanë shprehur opinione për këtë. Pra, ne do të fillojmë me dozat e para të treta në Itali në shtator dhe më pas do të analizojmë gjërat për të vazhduar me mbi 80 vjeç, banorët e shtëpisë së kujdesit dhe personelin shëndetësor, të cilët ishin grupet e para që morën vaksinën". /Telegrafi/