Please enter at least 3 characters.

Coutinho ua thotë shokëve: Kam nevojë të largohem nga Barcelona

2019/03/Coutinho-Barcelona-7.jpg
283:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 13: Philippe Coutinho of Barcelona scores his team's second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between FC Barcelona and Olympique Lyonnais at Nou Camp on March 13, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli brazilian, Philippe Coutinho është gati të largohet nga Barcelona në fund të sezonit aktual.

Sipas gazetës spanjolle Sport, mesfushori i ka treguar shokëve të tij të Brazilit javën e kaluar se ai mendon se do të ishte vendimi i duhur për t'u larguar këtë verë.

Një burim thotë se Coutinho u tregoi shokëve të tij të afërt që i ka te skuadra kombëtare e Brazilit.

"Mendoj të largohem nga Barça, e di që është një vendim i vështirë për të bërë, nuk është e lehtë".

"Por ndoshta është më e mira për karrierën time", thuhet t'i ketë thënë Coutinho shokëve.

Në Angli raportohet se agjentët e Coutinhos e kanë ofruar tashmë atë te Manchester Unitedit, Arsenali dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/