Coutinho luan ndaj Arsenalit
31/10/2013
Braziliani ka munguar rreth gjashtë javë, pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në shpatull, të cilën e lëndoi në muajin shtator.
Ndërsa tash menaxheri i Redsave, Brendan Rodgers, ka njoftuar se do ta ketë në dispozicion 21-vjeçarin në ndeshjen ndaj liderit të Ligës Premier.
Nga ana tjetër, Jose Enrique është në dyshim nëse do të udhëtojë në Emirates Stadium, sepse akoma nuk është riaftësuar nga problemi i gjurit.
“Jose do të jetë në pikëpyetje për fundjavën, por Coutinho duket mirë. Atij i është dhënë drita e gjelbër nga specialisti që të luajë”, u ka thënë trajneri gazetarëve. /Telegrafi/


