Please enter at least 3 characters.

Coutinho dëshiron bashkimin me Barçën, ia bënë të qartë edhe Kloppit

2017/11/coutinho.jpg

Philippe Coutinho ia ka bërë të qartë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, se ai dëshiron të bashkohet me gjigantin katalunas, Barcelonën.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, ylli brazilian i Redsave ende ka shpresë të kalojë në Camp Nou në vitin 2018.

Pavarësisht përpjekjeve nga Paris Saint-Germain, prioritet i Coutinhos mbetet Barcelona - dhe ai do të shtyjë në këtë drejtim q të bashkohet në janar me katalunasit.

Mesfushori me tipare sulmuese ia bën të qartë se ai dëshiron që transferimi të ndodhë çdo herë që ai e sheh trajnerin e tij, Klopp.

Coutinho nuk është i lumtur te Liverpooli, sikurse ishte në sezonet e kaluara (Getty Images)

Barcelona ka nevojë të madhe për një mesfushor me tipare sulmues dhe e ka bërë atë prioritet në afatin kalimtar të janarit.

Coutinho nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e Ligës së Kampionëve pasi  ka luajtur për Liverpoolin, por që kjo nuk do të zbeh katalunasit.

Megjithatë, Barcelona do të shikoj dika tjetër nëse klubi i madh anglez vazhdon të provojë kokëfortësi në negociatat mes klubeve.

Ndryshe, Redsat janë duke kërkuar së paku 150 milionë euro për ta lënë të lirë Coutinho. /Telegrafi/