Please enter at least 3 characters.

Courteney Cox viziton banesën e Monicas nga seriali "Friends"

2019/03/CourtneneyJennifer-e1553368747352.jpg
237:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 06: Courteney Cox (L) and Jennifer Aniston pose at the after party for the premiere of Netflix's "Dumplin'" at Sunset Tower on December 6, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktorja amerikane, Courteney Cox, të cilën shumëkush e mban mend si Monica nga kult seriali "Friends", i ka mahnitur fansat me publikimin e një videoje, përmes të cilës tregonte se është kthyer në banesën, e cila në serial ishte e karakterit që ajo e portretizonte.

Teksa qëndronte në udhëkryqin e rrugëve Grove dhe Bedford në West Village, në vendin ku janë xhiruar kuadrot e jashtme të banesës së Monicas, nostalgjikja Courteney e ka shfrytëzuar muzikon nga promoja e serialit, i cili së fundmi është shpallur si më i popullarizuari në histori.

"Natën e mirë, po shkoj në shtëpi", dëgjohet duke thënë aktorja teksa niset drejt ndërtesës, në të cilën mblidheshin yjet e serialit të dikurshëm.

Seriali "Friends" është emetuar për dhjetë sezone në NBC, në periudhën shtator 1994 - maj 2004.

Me vite të tëra ka pasur thashetheme për vazhdimin apo ribërjen e komedisë televizive, mirëpo deri më tani nuk ka ndodhur diçka e tillë. /Telegrafi/