Corinthians kampion i Brazilit
20/11/2015
Në fakt, kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të kampionatit brazilian, por Corinthians është larg 12 pikë nga vendi i dytë ku gjendet Atletico MG.
Goli i Wagner Lovet ishte i mjaftueshëm për një pikë në udhëtim te Vasco De Gama, i cili bëri që Corinthians të sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit të Brazilit.
Kujtojmë se gjatë javës Atletico MG pësoi humbje me rezultat prej 4-2 nga Sao Paulo, e cila i mundësoi Corinthians-it titullin e gjashtë të kampionit të Brazilit në histori të klubit. /Telegrafi/


