Çorbë kafeneje nga mishi i viçit: Do t’i lërë të gjitha në hije të cilat deri tani i keni provuar!
Mund të përdoret si një pjatë e parë dreke, por jo edhe si një vakt darke për ata që janë në dietëPërbërësit:- 500 g mish viçi nga kofsha apo qafa;- 1 qepë;- 1 tufë perimesh të gjelbra (2 karota, karota të bardha, majdanoz);- 1 rrënjë selinoje;- 2 patate;- 1 dl vaj;- 2 lugë miell;- 2 dl ajkë të thartë;- 1 të verdhë të vezës;- kripë;- piper,- pak fletë majdanozi.
⦁ Qepën e grimë imët dhe e fërgojmë në vaj.
⦁ Shtojmë mishin e prerë në kube (edhe kockat, nëse ka),qesim ujë që të zhyten dhe i fërgojmë në zjarr të vogël rreth një orë.
⦁ Shtojmë perimet e prera në kube, i qesim kripë, piper dhe rreth 2 litra ujë.
⦁ Bëjmë fërgesën nga dy lugë miell dhe të gjitha bashkë i ziejmë edhe rreth gjysmë ore.
⦁ Para se t’i shërbejmë në çorbën e përfunduar përziejmë ajkën me të verdhët e vezës së tundur dhe i qesim majdanozin e grirë imët.
⦁ Sipas dëshirës, çorbës së viçit mund t’i qitet uthull apo lëng limoni.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


