Please enter at least 3 characters.

Copa dantelle dhe figurë të tonifikuar - Jennifer Lopez ka pozuar me të brendshme për fushatën e re

2023/10/jennifer-12-e1697658996671.jpg

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, është fytyra e fushatës së re të markës Intimissimi, e cila në Instagram ka shfaqur fotografitë e saj duke pozuar me të brendshme.

Bukuroshja kishte veshur një mantel saten në nuancë bezhë, poshtë të cilit kishte veshur sutjena dantelle, brekë dhe kapele në të njëjtën nuancë.

(Foto: Instagram/jlo/intimissimiofficial)

Për një seri fotografish, 54-vjeçarja i ka bërë flokët me topuz të lëshuara përpara dhe ka pozuar e shtrirë në një divan dhe e mbështetur në një kolltuk.

Duke përshkruar këtë bashkëpunim, në deklaratën e Intimissimi thuhet: “Koleksioni shënon një kapitull të dytë të rëndësishëm në partneritetin krijues mes markës italiane dhe ikonës amerikane".

(Foto: Instagram/jlo/intimissimiofficial)

"Ata i kanë bashkuar forcat për të kombinuar përkushtimin e Intimissimi ndaj cilësisë së jashtëzakonshme me stilin e njohur të Jennifer Lopez". /Telegrafi/