Please enter at least 3 characters.

Cooper dhe Irina janë pajtuar të jetojnë në të njëjtin qytet për shkak të vajzës

2019/07/IrinaBradleycooper-2-e1563639443339.jpg
251:"NEW YORK, NY - MAY 07: Irina Shayk and Bradley Cooper attend the Heavenly Bodies: Fashion & The Catholic Imagination Costume Institute Gala at The Metropolitan Museum of Art on May 7, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë pajtuar që të jetojnë në të njëjtin qytet, në New York, në mënyrë që të kenë kujdestari të përbashkët për vajzën e tyre dyvjeçare.

Dy partnerët janë pajtuar që të ndahen fizikisht, porse të kenë kujdestari të përbashkët për fëmijën, ndërsa në krahasim me obligimet që i kanë, do të arrijnë marrëveshje për kohën që do të kalojnë me të.

Ata janë shumë të përkushtuar për kujdes të përbashkët ndaj vajzës, ashtu që kanë nënshkruar edhe një marrëveshje formale në lidhje me kujdestarinë - bën të ditur TMZ.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Edhe Bradley edhe Irina janë pajtuar që qyteti rezidenti i tyre të jetë Neë Yorku, ndërsa kohë pas kohe mund të qëndrojnë edhe në Los Angeles.

Kujtojmë që prej angazhimit të Cooper në filmin "A Star Is Born" me Lady Gagan, nisën spekulimet për një aferë mes tyre, ndërsa më pas edhe këngëtarja u nda nga i fejuari, edhe aktori nga partnerja e tij. /Telegrafi/