Please enter at least 3 characters.

Contraband më i shikuari

2016/01/f.0116090159846_m.jpg

Drama aksion, me në rol kryesor aktorin Mark Wahlberg, ka fituar 24 milionë dollarë në kinematë amerikane dhe kanadeze.

Filmi flet për një njeri, i cili tenton të lë pas vetes botën kriminale dhe t’i përkushtohet familjes, megjithatë për ta shpëtuar familjen e tij, ai duhet t’i kthehet krimit.

Vendin e dytë e ka zënë filmi i animuar në 3D, “Beauty and the Beast” (18.5 milionë dollarë), ndërsa “Mission: Impossible - Ghost Protocol” këtë fundjavë ka zënë vendin e tretë (11.5 milionë dollarë).

Dhjetë filmat më të shikuar të fundjavës që lamë pas:

1. “Contraband”, 24 milionë dollarë
2. “Beauty and the Beast”, 18.5 milionë dollarë
3. “Mission: Impossible — Ghost Protocol”, 11.5 milionë dollarë
4. “Joyful Noise”, 11.3 milionë dollarë
5. “Sherlock Holmes: A Game of Shadows”, 8.4 milionë dollarë
6. “The Devil Inside”, 7.9 milionë dollarë
7. “The Girl with the Dragon Tattoo”, 6.8 milionë dollarë
8. “Alvin and the Chipmunks: Chipwrecked”, 5.8 milionë dollarë
9. “War Horse”, 5.6 milionë dollarë
10. “The Iron Lady”, 5.3 milionë dollarë

/Telegrafi/