Conte: Pirlo meriton Topin e Artë
30/10/2013
Edhe pse Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë favoritët për Topin e Artë, tekniku italian beson se është mesfushori i tij ai që duhet ta fitojë çmimin e futbollistit më të mirë në botë.
“Për mua, nëse ekziston një fitues meritor, ai është Andrea Pirlo”.
“Unë e di se nuk do të ndodhë kjo, duke parë që janë edhe lojtarë si Messi, Ronaldo dhe Ribery në konkurrim, por ai e meriton çmimin. Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë me këtë çmim”, ka potencuar Conte. /Telegrafi/


