Please enter at least 3 characters.

Conte: Nuk e merituam humbjen, Messi bëri dallimin   

2018/03/Antonio-Conte-1.jpg
270:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 14: Antonio Conte, Manager of Chelsea appeals to the officials during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte ka folur pas humbjes së Chelseat në Camp Nou nga Barcelona, ku ka thënë se skuadra e tij nuk e meritoi humbje, iu mohua një penallti i qartë në Marcos Alonson, por pranoi se Lionel Messi bëri dallimin.

Barcelona fitoi me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen kthyese ndaj Bluve, ku dy gola u shënuan nga Messi dhe një tjetër ndaj Ousmane Dembele.

Këto gola bënë që gjiganti katalunas ta siguroj kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por sipas Contes ata nuk e merituan edhe aq kualifikimin.

"Sonte dhe në të dy ndeshjet, Lionel Messi bëri dallimin", ka thënë fillimisht Conte për BT Sport pas ndeshjes.

"Ne po flasim për lojtarin më të mirë në botë. Gjatë dy ndeshjeve ishim paksa të pafat".

Conte duke u përshëndetur me Messin pas ndeshjes (Getty Images)

"Ne e goditëm shtyllën katër herë. Në momentin më të mirë sot (e mërkurë) ata shënuan. Ata ishin shumë klinik. Ne krijuam shumë shanse".

"Ne po flasim për një lojtar [Messi] që çdo sezon ai shënon 60 gola. Ne nuk po flasim për një lojtar të lartë, por një lojtar super të lartë. Ai bëri dallimin".

"Nuk kemi keqardhje. Unë duhet të jem i kënaqur për angazhimin. Ata dhanë gjithçka sonte. Nuk e merituam humbjen 3-0".

"Gjatë ndeshjes, nga stoli dhe për mua ishte një penallti e qartë për Marcos Alonso. Ne duhet të shkojmë përpara dhe të përgatitemi për ndeshjen kundër Leicesterit të dielën në kampionat", përfundoi italiani. /Telegrafi/