Please enter at least 3 characters.

Çollaku thotë se s’ka më arsyetime për t’u vonuar liberalizimi i vizave

2016/04/Bekim-Collaku-foto-ridvan-slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë këtë vit.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai tha se askush më nuk ka asnjë arsyetim racional për ta vonuar këtë proces.

Pavarësisht rrethanave jo të mira në të cilat gjendet Bashkimi Evropian, Çollaku ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.