Please enter at least 3 characters.

Coinbase shton në listë paundin britanik për transaksione

2018/08/British-crypto-users-offered-Sterling-trading-by-Coinbase.jpg

Bursa e njohur e kriptovalutave "Coinbase", ka lajmëruar se ka shtuar në listë paundin britanik për transaksione.

Aktualisht kjo mbështetje është vetëm për ata që jetojnë në Britani të Madhe, ndërsa pjesa tjetër e botës duhet të presë, përcjell Telegrafi.

Integrimi i ri mbështetet në "Faster Payments", një prej sistemeve më të shpejtë në botë të transfereve me kufirin maksimal prej 250 mijë paund për transaksion.

Coinbase beson se me shtimin e një monedhe të re, përdoruesit do të shmangin tarifat e larta të konvertimit të parave. /Telegrafi/