Please enter at least 3 characters.

Çmimet Laureus: Federer, sportisti i vitit - Totti merr çmim karriere

2018/02/RogerFedererLaureues-2.jpg
324:"MONACO - FEBRUARY 27: Tennis player Roger Federer accepts the Laureus World Comeback of the Year from Laureus Academy member Boris Becker during the 2018 Laureus World Sports Awards show at Salle des Etoiles, Sporting Monte-Carlo on February 27, 2018 in Monaco, Monaco. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images for Laureus)
24:"Getty Images for Laureus

Roger Federer është shpallur 'Sportisti i vitit' në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Laureus, falë rikthimit të tij në krye të tenisit botëror.

Zvicerani fitoi edhe në Wimbledon edhe në Australian Open në vitin 2017 që ishin titujt e tij të parë të mëdhenj që nga lëndimi serioz i gjurit dhe ndërhyrja kirurgjike që e mbajti jashtë sportit për gjashtë muaj.

(Foto: Getty Images)

Ai fitoi në Australi sërish këtë vit duke u bërë tenisti i parë që fiton 20 tituj Grand Slam dhe ka rimarrë kreun e renditjes në moshën 36 vjeçare.

Në ceremoninë e zhvilluar në Monako, Federer fitoi edhe çmimin 'Rikthimi i vitit' duke arritur kështu një total prej gjashtë çmimesh Laureus.

(Foto: Getty Images)

Serena Williams u shpall 'Sportistja e vitit 2017', Sergio Garcia fitoi çmimin 'Depërtimi i vitit' pas suksesit në US Masters.

Skuderia Mercedes-AMG Petronas mposhtën konkurrencën e Real Madridit dhe Golden State Warriors, për të fituar çmimin 'Ekipi i vitit', falë dominimit të tyre në Formula 1.

(Foto: Getty Images)

Një çmim i veçantë iu nda edhe futbollistit të pensionuar italian, Francesco Totti, për të nderuar karrierën e tij 22-vjeçare te Roma. /Telegrafi/