Please enter at least 3 characters.

Clooney kthehet në një serial televiziv

2018/01/GeorgeClooney-1-e1516003770741.jpg
242:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 22: Executive producer/director George Clooney arrives at the premiere of Paramount Pictures' "Suburbicon" at the Village Theatre on October 22, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

George Clooney është kthyer në ekranet e vogla me serialin "Catch-22", adaptimin e romanit të Joseph Hellerit.

Me këtë rol, aktori i famshëm hollivudian kthehet në një serial pas afro dy dekadash.

Drejtoresha e Paramount Television, Amy Powell, që në bashkëpunim me Anonymous Content janë duke e realizuar serialin, ka njoftuar për Hollywood Reporter se seriali ka gjashtë episode dhe se Clooney do të përfitojë afër një milion dollarë për çdo episod.

(Foto: Getty Images)

Romani satirik i Heller, "Catch-22", për herë të parë është botuar në vitin 1961 dhe është një prej romaneve më të lexuara në letërsinë amerikane dhe botërore.

Ngjarja është e vendosur në Luftën e Dytë Botërore dhe sjell tregimin një pjesëtar të ekuipazhit bombardues që përpiqet ta braktisë ushtrinë.

(Foto: Getty Images)

Paraqitja e fundit e Clooneyt në një serial ishte në vitet e nëntëdhjeta në "ER".

Në atë serial televiziv, aktori i famshëm ka luajtur rolin e doktor Doug Ross. /Telegrafi/