Please enter at least 3 characters.

City vazhdon si lider dhe i pamposhtur në Ligën Premier, triumfon në derbi ndaj Unitedit

2018/11/Man-City-22.jpg
316:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 11: Sergio Aguero of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Manchester City and Manchester United at Etihad Stadium on November 11, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj rivalit lokal, Manchester United, me rezultat 3-1 ndeshjen derbi të javës së 12-të në Ligën Premier.

City ka arritur të vazhdojë serinë pa humbje këtë sezon në Ligën Premier, pasi skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur atë të Jose Mourinhos.

Guardiola mposhti Mourinhon (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga vendasit, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të të ndeshjes me anë të David Silva, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Bernardo Silvas.

Festa e Silvas pas golit të parë në ndeshje (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e mirë, ku të dyja skuadrat krijuan shumë raste dhe shënuan gola.

Pas vetëm tre minutave lojë ishte Sergio Aguero, i cili dyfishoi epërsinë e Cityt me një gol të bukur pas asistimit të Riyad Mahrez.

Aguero shënoi një gol të bukur (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Unitedi arriti të kthehet në lojë në minutën e 58-të me anë të Anthony Martial, i cili shënoi për 2-1 nga pika e bardhë.

Martial ngushtoi epërsinë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja palët, por vetëm vendasit gjetën golin.

Ishte mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, i cili shënoi nga afërsia për 3-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Gundogan vulosi rezultatin përfundimtar (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Pas kësaj fitore, Qytetarët udhëheqin kampionatin me 32 pikë, ndërsa Djajtë e Kuq renditen në pozitën e tetë me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, City udhëton te West Hami, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Crystal Palacen. /Telegrafi/

https://twitter.com/raioxdabola/status/1061684480895787008