Please enter at least 3 characters.

City mposht Liverpoolin në duelin e drejtpërdrejtë dhe i afrohet në katër pikë liderit

2019/01/Cityliverpool-e1546551776760.jpg
372:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 03: Sergio Aguero of Manchester City celebrates after scoring his team's first goal with Bernardo Silva of Manchester City and Leroy Sane of Manchester City during the Premier League match between Manchester City and Liverpool FC at the Etihad Stadium on January 3, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e ka mposhtur Liverpoolin (2-1) në Etihad Stadium, në ndeshjen direkte në garën për kreun e tabelës në Ligën Premier.

Rastin më të mirë në minutat e para të takimit e patën mysafirët. Sadio Mane krijoi hapësirë në zonë, pranoi një top fantastik nga Mohamed Salah dhe goditi nga afërsia, mirëpo ishte i pafat pasi topi u përplas në shtyllë.

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1080925298995154944

Më pas, John Stones në përpjekje për ta larguar topin e goditi portierin Ederson dhe topi për pak sa nuk e kaloi vijën fatale, por mbrojtësi ishte vendimtar në largimin e tij.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të. Sergio Aguero pranoi një top në zonë nga Bernardo Silva dhe nga një pozitë e vështirë arriti të shënojë. Me epërsi të vendasve, skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Redsat e barazuan rezultatin. Andrew Robertson e priti një harkim në zonë dhe e dërgoi topin me shpejtësi drejt Roberto Firminos, i cili e futi në rrjetë (64’).

Megjithatë, gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi nikoqirët e rikthyen epërsinë. Leroy Sane pranoi një asistim nga Raheem Sterling dhe goditi për ta ndëshkuar Alissonin (72’).

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Xherdan Shaqiri e zëvendësoi Sadio Manen në minutën e 77-të, mirëpo nuk arriti t’i ndihmonte skuadrës së tij për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim. Në anën tjetër, portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, ishte portieri i dytë në bankën rezervë të ekipit vendas.

Me këtë fitore, Manchester City ngritet në kuotën e 50 pikëve, katër më pak se lideri Liverpool dhe pritet të shohim një garë interesante në vazhdim të sezonit. Vlen të theksohet se kjo ishte humbja e parë e 'Redsave' këtë sezon.

Në xhiron e ardhshme, skuadra e Jurgen Klopp luan në udhëtim te Brighton & Hove Albion, kurse ekipi i Pep Guardiolas është nikoqir i Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

https://twitter.com/TeamkunAguero10/status/1080930760100663296

https://twitter.com/jonny_shoshani/status/1080938169976053760

https://twitter.com/jonny_shoshani/status/1080939978421559297