City kërkon tri pikët e radhës, Leeds udhëton për befasi - formacionet zyrtare
10/04/2021
Manchester City është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.
Lideri aktual i Ligës Premier në kuadër të xhiros së 31-të do të jetë nikoqir i skuadrës së rikthyer në elitë, Leeds United.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola kërkon tri pikët e radhës, derisa mysafirët kanë udhëtuar drejt Etihad Stadium për të shkaktuar befasi.
Në tri takimet e fundit City ka bilanc të 100 për qind me tri fitore, derisa mysafirët në tri ndeshje kanë marrë shtatë pikë.
Formacionet zyrtare:Man City: Ederson, Cancelo, Stones, Ake, Mendy, Fernandinho (C), Zinchenko, Bernardo, Torres, Sterling, Jesus
Leeds United: Meslier, Alioski, Cooper, Llorente, Ayling, Philips, Dallas, Raphinha, Roberts, Costa, Bamford. /Telegrafi/


